COVID-19 vazhdon të përhapet në Amerikën Latine
BKT
   Bota

COVID-19 vazhdon të përhapet në Amerikën Latine

Peruja në 24 orët e fundit regjistroi 165 vdekje të reja nga COVID-19.

Rastet dhe vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) të mërkurën vazhduan të rriten në të gjithë Amerikën Latine, përderisa rajoni lufton të frenojë përhapjen e pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

- Peruja

Peruja në 24 orët e fundit regjistroi 165 vdekje të reja nga COVID-19, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Numri i vdekjeve u rrit në 5.903 ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 5.087 në 208.823.

Së paku 98.031 persona janë shëruar nga virusi. Vendi raportoi rastin e parë më 6 mars dhe vdekjen e parë më 20 mars.

- Ekuadori

Ekuadori regjistroi 30 vdekje tjera nga COVID-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i vdekjeve u rrit në 3.720, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 523 në 44.440.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend arrin në 21.862.

- Guatemala

Në Guatemalë, 22 persona tjerë humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar shifrën në 289.

Numri i përgjithshëm i rasteve në këtë vend u rrit në 7.866 me 363 infektime të reja, ndërsa 1.413 persona janë shëruar deri më tani.

- Brazili

Në Brazil, si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 1.274 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 1.274 vdekjet e reja numri i viktimave në Brazil ka arritur në 39.680, ndërsa me 32.913 raste të reja ka arritur në 772.416 numri i rasteve. Gjithashtu në vend nga virusi janë shëruar 325.395 persona.

Rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 156.316 raste dhe 9.862 vdekje.