EBA dhe Egjipti përsëritën thirrjen për "zgjidhje politike" në Libi
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti bënë thirrje se zgjidhja politike është rruga e vetme për përfundimin e konflikteve dhe vendosjen e stabilitetit në Libi.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, mbështetësit e puçistit Khalifa Haftar, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, nën emrin e "Deklaratës së Kajros" përsëritën thirrjen e tyre për një zgjidhje politike pas humbjeve të rënda që milicët e Haftarit kanë pësuar përballë forcave të qeverisë, transmeton Anadolu Agency.
Sipas një deklarate në agjencinë zyrtare të lajmeve WAM të EBA-s, ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të EBA-s, Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, në një bisedë telefonikë biseduan për situatën e fundit në Libi.
Në deklaratë bëhet e ditur se të dy ministrat kanë vënë theksin në zbatimin urgjent të armëpushimit në të gjithë Libinë si dhe për fillimin e procesit politik, të vihet në zbatim nën vëzhgimin e OKB-së, Procesi i Berlinit dhe Deklarata e Kajros të njoftuar më pas.
Ministrat e EBA-s dhe Egjiptit bënë thirrje se zgjidhja politike është rruga e vetme për përfundimin e konflikteve dhe vendosjen e stabilitetit në Libi.
Edhe ministri i shtetit përgjegjës për punët e jashtme të EBA-s, Anwar Gargash më 8 qershor duke vënë theksin mbi Deklaratën e Kajros kishte bërë sërish thirrje për zgjidhje politike në Libi.
Pasi ushtria e Libisë arriti suksese të rëndësishme dhe të njëpasnjëshme kohët e fundit kundër milicëve të Haftarit në Libi, rikujtohet se Haftar dhe aleatët e tij u mblodhën më 6 qershor në kryeqytetin egjiptian Kajro.
Pas takimit, presidentit i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, Haftar dhe aleati politik i tij Aguila Saleh mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp duke bërë një njoftim të emërtuar "Deklarata e Kajros" e cila parashikon armëpushim në të gjithë Libinë duke filluar që nga 8 qershori.
Deklarata mbështetëse për iniciativën e emërtuar "Deklarata e Kajros" erdhën nga Rusia, Franca, EBA, Jordania, Arabia Saudite dhe Liga Arabe.























