OBSH: Koronavirusi koronavirus po “përshpejtohet“ në Afrikë
Numri i të infektuarve me koronavirus në Afrikë është dyfishuar përbrenda 20 ditëve, derisa Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po paralajmëron për mungesë të testeve në kontinent.
“U nevojitën 98 ditë që numri i rasteve të arrinte në 100 mijë dhe vetëm 19 ditë që të shkonte në 200 mijë. Ani pse këto raste përbëjnë më pak se 3 për qind të totalit në botë, pandemia po vazhdon të përshpejtohet në Afrikë”, tha të enjten drejtori për OBSH-në në Afrikë, Matshidiso Moeti, të enjten përgjatë një konference për shtyp.
Aktualisht janë më shumë se 200 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe pesë mijë vdekjeve në kontinentin afrikan, sipas Moetit, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, në shumicën e vendeve afrikane koronavirusi depërtoi nëpër mjet udhëtarëve që vinin nga kryeqytetet.























