Ish nxënësi futet me thikë në shkollë dhe vret zv/drejtorin
BKT
   Bota

Ish nxënësi futet me thikë në shkollë dhe vret zv/drejtorin

Zv.drejtori i një shkolle në Sllovaki humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë të një personi, ku mbetën të plagosur dhe disa nxënës.

Agresori, një i ri 22 vjeçar, ish nxënës i shkollës në Vrutky, hyri në ambientet e institucionit arsimor dhe sulmoi të pranishmit. Ai u ekzekutua më pas nga policia.

Sipas shefit të policisë, Milan Lucansky, i riu theu një xham për të hyrë në ambientet e shkollës dhe hasi në rezistencën e zv/drejtorit të cilin e qëlloi me thikë.

Në ngjarje mbetën të plagosur dhe dy fëmijë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej. Ende nuk janë të qarta motivet që e shtynë ish nxënësin e shkollës të realizonte këtë sulm./a2/