Rojet bregdetare turke shpëtuan 42 azilkërkues
BKT
   Bota

Rojet bregdetare turke shpëtuan 42 azilkërkues

Ekipet turke të shpëtimit u dërguan në rajonin e rrethit Foca të provincës Izmir.

Rojet bregdetare turke të enjten vonë shpëtuan 42 azilkërkues nga një anije e shtyrë prapa nga rojet bregdetare greke, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet turke të shpëtimit u dërguan në rajonin e rrethit Foca të provincës Izmir.

Azilkërkuesit u gjetën në një gomone dhe u zbarkuan.

Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit që dëshirojnë të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.