Kina thotë se Filipinet do të kenë "përparësi" për vaksinën kundër COVID-19
BKT
   Bota

Kina thotë se Filipinet do të kenë "përparësi" për vaksinën kundër COVID-19

Zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, Harry Roque tha sot se Duterte mori garanci nga presidenti kinez Xi Jinping në një telefonatë të enjten vonë.

Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte i është premtuar nga homologu i tij kinez se Filipinet "si një fqinj miqësor" do të kenë përparësi kur Kina të zhvillojë një vaksinë kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, Harry Roque tha sot se Duterte mori garanci nga udhëheqësi kinez Xi Jinping në një telefonatë të enjten vonë që zgjati 38 minuta.

Roque tha se Xi e siguroi Duterten për "angazhimin e vendit të tij për ta vënë vaksinën në dispozicion për të gjithë, duke shtuar se Filipinet, si një fqinj miqësor, me siguri do të kenë përparësi".