Brazil, tejkalon 40 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19
Rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 162.520 raste dhe 10.145 vdekje.
Me 1.239 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil, rritet në 40.919 numri i vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 1.239 vdekjet e reja numri i viktimave në Brazil ka arritur në 40.919, ndërsa me 30.412 raste të reja ka arritur në 802.828 numri i rasteve. Gjithashtu në vend nga virusi janë shëruar 345.595 persona.
Rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 162.520 raste dhe 10.145 vdekje.
Ndërsa në Rio de Janeiro i cili pas Sao Paulo-s renditet si rajoni më i prekur nga pandemia, virusi ka shaktuar vdekjen e 7.363 njerëzve dhe ka prekur 75.775 të tjerë.
Brazili, me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë është vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve me COVID-19, ndërsa në "Amerikën Latine cilësohet si epiqendra e pandemisë".























