Lituania dhe Polonia rihapin kufijtë
BKT
   Bota

Lituania dhe Polonia rihapin kufijtë

Lituania dhe Polonia përfunduan sot kontrollet kufitare nga koronavirusi, gjë që nënkupton se qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm mes dy vendeve për herë të parë që nga mesi i marsit.

Asnjë nga të dy shtetet nuk do të kërkojë karantinë.

Për më tepër, rihapja lejon qytetarët polakë të hyjnë në Estoni dhe Letoni, pasi vendet e Balltikut hoqën kontrollet e kufijve të brendshëm në mes të majit.

Rihapja u shënua me një takim midis presidentit të Lituanisë, Saulius Skvernelis dhe presidentit të Polonisë, Mateusz Morawiecki në vendkalimin Kalvarija-Budzisko.

Të dy mbanin maska për fytyrën dhe nuk i shtrënguan duart.

Ata mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi gjatë së cilës bënë thirrje për solidaritet në luftën kundër virusit./atsh/