Turqi, policia i jep një goditje të rëndë trafikimit të drogës
BKT
   Bota

Turqi, policia i jep një goditje të rëndë trafikimit të drogës

Mbi 1.1 ton marijuanë u sekuestruan gjatë operacioneve dhe u arrestuan 99 të dyshuar.

Policia lokale në Turqinë juglindore njoftoi të premten se ka sekuestruar mbi 1.1 ton marijuanë, 46 kilogramë heroinë dhe armë, duke arrestuar 99 të dyshuar brenda një muaji, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një deklarate të drejtorisë së sigurisë krahinore të Diyarbakırit, policia narkotike kreu gjithsej 84 operacione në periudhën nga 12 maji deri më 11 qershor në rrethet Ergani, Bismil, Silvan dhe Dicle.

Në operacione 39 të dyshuar nga 99 u mbajtën në paraburgim, duke përfshirë një avokat nga Shoqata e Avokatëve në Adana.

Gjithashtu, u sekuestruan 1,115 kilogram marijuanë, 180 gramë metamfetaminë, 111 pilula droge, pesë materiale sintetike dhe municione.