​Zinxhir njerëzish kundër racizmit në Berlin
BKT
   Bota

​Zinxhir njerëzish kundër racizmit në Berlin

Mijëra vetë formuan një zinxhir njerëzish sot në Berlin, si një shenjë e luftës kundër racizmit, diskriminimit dhe pabarazisë. Organizatorët e demonstratës të quajtur "Invisible" kërkuan nga pjesëmarrësit të vishnin maska dhe të ruanin distancën sociale.

Zinxhiri ishte i gjatë nëntë kilometra, nga Porta e Brandenburgut deri në rrethin Neukeln.

Pjesëmarrësit ishin të lidhur me shirita me ngjyra - "shirita e solidaritetit".

Policia vlerësoi se rreth 5,000 njerëz morën pjesë, ndërsa organizatorët vlerësuan se kishte mbi 20,000 njerëz në zinxhir.

Sot, pati demonstrime më të vogla edhe në qytete të tjera gjermane.

Kohët e fundit Berlini ngriti kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së virusit korona në lidhje me numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në demonstrata, por një distancë sociale prej të paktën 1.5 metrash ende duhet të ruhet.

Protestat u nxitën nga zhvillimet në Shtetet e Bashkuara pasi një oficer policie i bardhë vrau afrikano-amerikanin George Floyd, më 25 maj.