Nga 17 mijë të prekur, mbi 16 mijë janë shëruar në Austri
BKT
   Bota

Nga 17 mijë të prekur, mbi 16 mijë janë shëruar në Austri

Austria, drejt mposhtjes së pandemisë, rritet numri i të shëruarve.

Nga 17.109 raste të prekura sa ishin në total, 16.059 persona janë shëruar në Austri. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri është rritur dukshëm, shkruan albinfo.ch.

Deri më tani është bërë testimi i 524.840 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Austri, dhe se informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur vetëm 17 mijë raste të konfirmuara, sipas raporteve nga autoritetet austriake– ndërsa shumica e tyre janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.

Austria është shteti i tretë evropian më i sigurt në botë dhe, sipas “Deep Knowledge Group”, ky shtet është renditur i treti, si vendi më i sigurt në Evropë dhe si vendi i 6-të nga të gjitha shtetet e botës, shkruan albinfo.ch.

Sipas autoriteteve shëndetësore austriake, thuhet se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi çdo ditë e më shumë po ka zhvillime pozitive.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, Austria është renditur në listen e top vendeve më të sigurta në botë kundër koronavirusit, ndërsa sa i përket Evropës, ky shtet zë vendin e tretë si vendi me manxhimin më të mirë ndaj koronavirusit.