Indonezi, piloti i mbijeton rrëzimit të avionit luftarak
BKT
   Bota

Indonezi, piloti i mbijeton rrëzimit të avionit luftarak

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar, tha zyrtari i ushtrisë.

Një avion luftarak i Indonezisë u rrëzua në provincën perendimore Riau të hënën, sipas një zyrtari të ushtrisë.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Indonezisë Fajar Adriyanto tha se Bae Hawk 209 u rrëzua në një zonë 5 kilometra nga pista ajrore Roesmin Nurjadin në qytetin Pekanbaru.

"Piloti arriti të dalë nga avioni dhe të mbijetojë", tha Adriyanto për AA.

"Ai u dërgua me emergjencë në spitalin ushtarak për ekzaminim të mëtejshëm", theksoi ai, duke shtuar se është duke u punuar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.