Nigeria, rastet me COVID-19 tejkalojnë 16 mijë persona
BKT
   Bota

Nigeria, rastet me COVID-19 tejkalojnë 16 mijë persona

"Më 14 qershor, 403 raste të reja janë konfirmuar dhe 13 vdekje janë regjistruar në Nigeri", tha të dielën Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Rastet me COVID-19 kanë tejkaluar shifrën 16.000 persona në Nigeri, ndërsa vendi ka regjistruar 420 vdekje, theksuan autoritetet shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu Agency.

Sipas raporteve të mediave lokale, rritja ka ardhur në mungesë të kapacitetit të testimit.

"Më 14 qershor, 403 raste të reja janë konfirmuar dhe 13 vdekje janë regjistruar në Nigeri", tha të dielën Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

"Deri më tani, janë konfirmuar 16.085 raste, 5.220 pacientë janë liruar dhe 420 vdekje janë regjistruar në 35 shtete dhe territorin e kryeqytetit federal", shtoi NCDC.

Sipas gazetës online Nigeriane Premium Times, shumë nigerianë besojnë se institucionet shëndetësore të vendit nuk kanë kryer testime të mjaftueshme për pandeminë vdekjeprurëse.