07:58 / 16.06.2020
Bie Facebook Messenger, shumë përdorues nuk mund të qasen në të
Mijëra përdorues të mediave sociale po përjetojnë probleme serioze të rrjetit në Facebook Messenger.
Problemi u identifikua mbrëm, e kryesisht në qendër të Evropës u identifikua rreth orës 22:00, sipas faqes në internet Detector Down.
Shumë përdorues janë përballur me një ekran të zbrazët në vendin e mesazheve dhe po përjetojnë probleme me dërgimin dhe pranimin e tyre.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar që aplikacioni po përjeton probleme dhe akoma nuk dihet nëse po prek aplikacione të lidhura përfshirë WhatsApp. /Telegrafi/
























