Sallatë me file pule
BKT
Kuzhina

Sallatë me file pule

E veçantë dhe me plot shije.

Përbërësit:

1 sallatë e gjelbër

1 avokado

1 qepë e kuqe

1 tranguj

tomatina

magdanoz

file pule

bajame të pjekura

fara sezami

Për marinadën:

4 lugë gjelle vaj ulliri

3 lugë gjelle uthull balsamike

1 lugë gjelle mustardë

1 lugë gjelle mjaltë

2 thelpinj hudhre

1 lugë çaji xhenxhefil i bluar

kripë dhe piper i zi

Filenë e pulës priteni në copa të vogla dhe skuqeni mirë në tigan që nuk ngjit. Pas skuqjes, largojeni mishin nga tiganiI dhe shtoni aty bajamet dhe farat e sezamit. Sallatën e pastruar vendoseni në pjatën përkatëse, shtoni avokadon e prerë në fletëza, qepën e kuqe të prerë në rrathë, trangullin, domaten dhe magdanozin. Shtoni mishin e pulës, bajamet e pjekura dhe farat e sezamit dhe në fund sallatën marinojeni me salcën e përgatitur. Ju bëftë mirë.