Arabi Saudite, rritet në 1.139 numri i të vdekurve nga koronavirusi
BKT
   Bota

Arabi Saudite, rritet në 1.139 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 48 viktima nga virusi dhe 4.757 raste të reja, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Arabinë Saudite ka arritur në 1.139, transmeton Anadolu Agency.

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 48 viktima nga virusi dhe 4.757 raste të reja, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Arabinë Saudite ka shkuar në 145.991 me rastet e reja të konfirmuara.

Ndërkaq, deri më tani 93.915 persona janë shëruar nga virusi, prej të cilëve 2.253 në 24 orët e kaluara.