Itali, shkon në 34.514 numri i të vdekurve nga COVID-19
Italia ka regjistruar 66 viktima në 24 orët e fundit.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 34.514, me 66 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.
Sipas një deklarate të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive kanë rënë me 824 dhe tani vendi ka 23.101 të infektuar aktivë që presin shërimin.
Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 238.159, me 333 të infektuar në 24 orët e kaluara.
Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 180.544, pasi në 24 orët e fundit 1.089 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.
Megjithatë, për herë të parë pas disa javëve, në Itali ndaloi rënia e numrit të pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 163 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi është rritur në 168.
Deri më tani, në Itali janë kryer 4.831.562 teste.























