Hapet samiti virtual për planin masiv të rimëkëmbjes postCOVID-19
BKT
   Bota

Hapet samiti virtual për planin masiv të rimëkëmbjes postCOVID-19

Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian filluan sot një samit virtual për të nisur përpjekjet, sa komplekse aq edhe të pasigurta, mbi një plan masiv rimëkëmbjeje postkoronavirus, që do të shënonte një etapë historike në rindërtimin evropian.

“Video-konferenca (…) ka filluar”, shkroi në Twitter, Barend Leyts, zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

“Është në përgjegjësinë tonë kolektive të arrijmë në një marrëveshje”, deklaroi ky i fundit në rrjetin social. /ATSh