Sulmi me thikë në Britani shpallet akt terrorist
Në një deklaratë me shkrim nga policia Thames Valley, mësohet se sulmi i kryer në qytezën Reading, rreth 60 kilometra nga Londra është shpallur akt terrorist.
Policia britanike njoftoi se sulmi me thikë që ndodhi mbrëmë në një qytezë në afërsi të kryeqytetit të Londrës dhe i cili rezultoi me vdekjen e 3 personave është një akt terrorist, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë me shkrim nga policia Thames Valley, mësohet se sulmi i kryer në qytezën Reading, rreth 60 kilometra nga Londra është shpallur akt terrorist.
Në sulmin e kryer mbrëmë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Në lidhje me ngjarjen u arrestua një person i moshës 25 vjeçare në vendin e ngjarjes.
Në lajmet në median lokale u pretendua se i dyshuari ishte një refugjat me origjinë nga Libia.























