Gjermania vendos masa të izolimit në nivel lokal
BKT
   Bota

Gjermania vendos masa të izolimit në nivel lokal

Autoritetet gjermane po vendosin masa lokale të izolimit pas një shpërthimi të infektimeve me koronavirusin e ri në një fabrikë të mishit.

Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës në Tonies kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Kryeministri i shtetit të Rhein-Westfalisë, Armin Laschet, tha se kufizimet do të kthehen në rrethin Gutersloh, që ka rreth 360,000 banorë.

Kjo, shënon edhe rikthimin e parë të masave të izolimit, që kur Gjermania filloi të heqë bllokimin e saj në muajin maj.

Laschet tha se bllokimi do të zgjasë deri më 30 qershor, dhe e përshkroi vendimin si një "masë parandaluese".

Gjermania është vlerësuar gjerësisht për reagimin e saj ndaj pandemisë, por ka shqetësime që numri i të infekturave po rritet përsëri.

Por, autoritetet kanë theksuar se shpërthimet mbeten të lokalizuara.