Tronditet Meksika! Tërmet me fuqi sa 84 bomba atomike
Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur pak çaste me parë bregdentin e Meksikës.
Tërmeti me magnitudë 7.5, Shkalla Rihter, sipas të dhënave që ka rregjistruar EMSC ka pasur një thellësi vetëm 10 km, çka e bëri atë edhe më të frikshëm.
"Vulcano Discavery" e ka vlerësuar tërmetin e shkallës 7.3 dhe vlerësohet se ka çliruar një energji prej 1.3*10^6 tonë TNT (tritol) / ose e barabartë me 84 bomba atomike, njofton NOA.al.
Nuk ka ende të dhëna mbi efektet e këtij tërmeti, me lëkundje shumë të mëdha.
Tërmeti ka pasur si epiqendër zonat e banuara rreth 137 km në juglindje të Oaxaca de Juárez, dhe vetëm 22 km në verilindje të Santa María Xadani, një vend me popullsi rreth 6 mijë banorë.
Është dhënë edhe alarmi për cunam, pas lëkundjeve të tërmetit.
Ende nuk dihen pasojat e lëkundjeve të forta.























