Mbi 36 mijë raste të reja me COVID-19 në SHBA
BKT
   Bota

Mbi 36 mijë raste të reja me COVID-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Të paktën 36,151 raste të reja të koronavirusit dhe 831 vdekje shtesë u raportuan në Shtetet e Bashkuara të martën, sipas një raporti të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.

Totali kombëtar tani qëndron në 2.346.937 raste, përfshirë të paktën 121,224 vdekje, sipas JHU.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.