Supë krem me brokoli, e shëndetshme plot vlera
Sharr Travel

Supë krem me brokoli, e shëndetshme plot vlera

Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës.

E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me brokoli është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë. Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës.

Vlerat ushqimore të saj, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.

Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamin.

Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.

Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substancaa si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën.

E kombinuar në një recetë supe dhe e gatuar  me disa përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm siç është hudhra, vaji i ullirit apo edhe patetet, kjo pjatë është e mbushur plot me vlera shëndetsore krahas shijes së lehtë dhe kremoze të saj.

Ndiqni më poshtë recetën për supën me brokoli, krejt lehtë dhe shpejtë për tu përgatitur në shtëpi.

Si ta përgatisni në shtëpi

Përbërësit

500 gr brokoli

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre ose 1 kokërr qepë

2 patate mesatare ose 1 shkop mesatar selino

Nenexhik

Borzilok

800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh

Kripë

Procesi 

Në një tas të vogël ku kemi hedhur tre lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.

Patetet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e metnes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi, vaj ulliri ose hudhër të grirë imët dhe e shërbejmë të ngrohtë./agroweb