14:56 / 24.06.2020
Ministria e Shëndetësisë, ndahen mijëra euro për furnizim me insulina
Ministrja e Shëndetësisë shumë shpejt do të furnizohet me Insulina.
Dikasteri që udhëhiqet nga ministri Armend Zemaj, për këtë tender ka ndarë 55 mijë e 839,95 euro.
Në përshkrimin e shkurtës të lëndës së kontratës thuhet: “Ky aktivitet i prokurimit është për furnizim me insulinat humane me veprim të mesëm”.
Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 14 korrik 2020.
Ndërkohë, që vlefshmëria e tenderit është për 90 ditë, derisa kohëzgjatja e kontratës publikës është për 12 muaj.

Edhe pse në Kosovë nuk ka shifra të sakta se sa është numri i personave me këtë sëmundje, llogaritët të jenë diku 6 deri ne 7 për qind e populates që vuajnë nga diabeti.























