11:06 / 25.06.2020
Rusia regjistron 7.113 raste të reja me COVID-19
Rusia vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me COVID-19.
Rusia ka publikuar bilancin e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Rusia ka konfirmuar 7,113 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e saj në 613,994, raporton Reuters.
Zyrtarët thanë se 92 njerëz kishin vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 8.605.























