15:58 / 25.06.2020
BE: Arrestohen anëtarët e bandave të trafikimit me artefakte arkeologjike
Një operacion policor ndërkombëtar i udhëhequr nga Evropol arrestoi tetë anëtarë të një grupi kriminal që plaçkitnin vendet arkeologjike dhe shisnin objekte të vjedhura në tregun e zi.
Pesë të dyshuar u arrestuan në Bullgari, dhe tre në Britaninë e Madhe, në një operacion në të cilin u kapën rreth 4600 objekte arkeologjike me vlerë disa milionë euro, tha Evropol në një deklaratë.























