Spanja përditëson në 28.330 numrin e të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Spanja përditëson në 28.330 numrin e të vdekurve nga COVID-19

Numri i rasteve pozitive me virusin është rritur për 157 në 24 orët e fundit, për ta çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 247.486.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) brenda një jave të fundit.

Ministria, e cila vazhdon t'i rishikojë të dhënat e kaluara në lidhje me COVID-19 dhe publikon shifrat e të vdekurve në baza javore dhe ato të rasteve në baza ditore, e përditësoi numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.330.

Dje ministria njoftoi se 28.327 persona kishin humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve pozitive me virusin është rritur për 157 në 24 orët e fundit, për ta çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 247.486.