09:16 / 26.06.2020
Kina regjistron 13 raste të reja me COVID-19
Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Autoritetet kineze të shëndetit të premten thanë që 13 raste të reja COVID-19 u raportuan në kontinentin kinez të enjten, nga të cilat 11 ishin transmetime lokale dhe dy të importuara, pa vdekje shtesë, raporton Reuters.
Të gjitha transmetimet lokale u regjistruan në Pekin, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në kontinentin kinez qëndron në 83,462 dhe numri i vdekjeve kumulative në 4634, me 97 pacientë asimptomatikë nën vëzhgimin mjekësor.























