Australi, bastiset shtëpia e deputetit nën dyshime për "lidhje me Kinën"
BKT
   Bota

Australi, bastiset shtëpia e deputetit nën dyshime për "lidhje me Kinën"

Bastisjet u kryen mes përkeqësimit të marrëdhënieve Australi-Kinë javët e fundit gjatë së cilës u bënë një sërë akuzash dhe kundër-akuza nga të dy palët.

Një deputet në Australi po përballet me hetimet nën dyshimin për lidhje me Kinën, raportojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency.

Njësitë e Policisë Federale Australiane dhe forcat kundër trazirave ASIO në orët e hershme të premten bastisën shtëpinë dhe zyrën e Shaoquett Moselmane, deputetit i Uellsit të Ri Jugor nga Partia Laburiste e Australisë, raportoi ABC news.

Bastisjet u kryen mes përkeqësimit të marrëdhënieve Australi-Kinë javët e fundit gjatë së cilës u bënë një sërë akuzash dhe kundër-akuza nga të dy palët.

Udhëheqësja rajonale Laburiste Jodi McKay tha se partia do të pezullonte anëtarësimin e Moselmane. "Unë u këshillova herët në mëngjes se ishte ekzekutuar urdhëri për bastisje në shtëpinë e Moselmane", tha ajo.

Raportohet se bastisja kishte të bënte me agjentët e qeverisë kineze të infiltruar në zyrën e deputetit, dhe McKay i quajti këto pretendime "vërtet shqetësuese dhe të tmerrshme".

Policia federale dhe ASIO thanë se ata po "ekzekutonin urdhrat e bastisjes në Sidney këtë mëngjes, si pjesë e një hetimi në vazhdim".

Por familja e Moselmane e quajti deputetin "një njeri shumë të respektuar" që ishte në shënjestër të racizmit dhe se policia nuk do të gjente asnjë provë.

Deputeti ka lindur në Liban. Familja gjithashtu akuzoi anëtarët e Partisë Laburiste se ishin "frikacake për mos përkrahjen" e deputetit.

Vëllai i tij Shawki Moselmane shtoi se Moselmane ishte bashkuar me Partinë Laburiste në moshën e re 14 vjeçare dhe se partia ishte "në zemrën e tij".

"Ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Komuniste të Kinës, ai nuk ka asnjë lidhje me Kinën ... Ata duan ta përdorin atë si një viktimë për diçka", tha Shawki.

Nëse akuzohet, Moselmane do të bëhet personi i parë që do të përballet me drejtësinë sipas legjislacionit të qeverisë federale australiane, legjislacion i cili ka të bëjë me kundërshtimin e ndërhyrjes së huaj.