Sot Polonia zgjedh presidentin
Sot mbahen zgjedhjet për president të shtetit, ndërsa një raund i dytë i mundshëm në 12 korrik. Mbi 30 milion polakë(ndër ta numër i konsiderueshëm e shqiptarëve me qëndrim të përhershëm në këtë vend) kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të së dielës.
Votimi do të bëhet me metodë të përzier - në vendvotime dhe për ata që dëshirojnë - me korrespodencë.
11 kandidatë janë duke bërë garë për funkcionin më të rëndësishëm në vend:
- Robert Biedroń,
- Krzysztof Bosak,
- Andrzej Duda, president aktual;
- Szymon Hołownia,
- Marek Jakubiak,
- Władysław Kosiniak-Kamysz,
- Mirosław Piotrowski,
- Paweł Tanajno,
- Rafał Trzaskowski,
- Waldemar Witkowski,
- Stanisław Żółtek
Votimi do të zhvillohet nga ora 7-21.
Një raund i dytë i mundshëm do të zhvillohet në 12 korrik.
Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të hedhura në mënyrë të vlefshme, fiton zgjedhjet për Presidentin e Republikës së Polonisë. Nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton shumicën e nevojshme, 14 ditë më vonë, zhvillohet një raund i dytë i zgjedhjeve, me dy kandidatë me rezultatet më të mira. Raundi i dytë fitohet nga kandidati që ka marrë më shumë vota.
Fillimisht, zgjedhjet duhej të mbaheshin më 10 maj, por ato u shtynë për një termin tjetër më të favorshëm për shkak të gjendjes së epidemisë me virusin Covid19.
Dy kandidatët që pritet të marrin më tepër vota për të u ballafaquar në raundin e dytë janë , presidenti aktual polak, Andrzej Duda, dhe ai i metropolës, Varshavës, Rafał Trzaskowski.























