S’shënohet asnjë vdekje në Madrid për herë të parë gjatë pandemisë
BKT
   Bota

S’shënohet asnjë vdekje në Madrid për herë të parë gjatë pandemisë

Një lajm i mirë vjen nga Spanja e cila ishte një nga vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi.

Të shtunën kryeqyteti spanjoll Madrid nuk e regjistroi asnjë vdekje për herë të parë prej kur pandemia shpërtheu.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Madridit Isabel Díaz Ayuso.

“Së bashku mund të sigurohemi që ky makth nuk do të ndodhë përsëri”, ka shkruar ajo në Tëitter gjatë ditës së sotme.

Është një ndryshim shumë i madh nga disa muaj më parë kur Diaz Ayuso tha se rreth 2000 njerëz kishin vdekutr në Shtëpitë e Kujdit vetëm në muajin mars – 2000 më shumë sesa zakonisht.

Më shumë se 28,000 njerëz kanë vdekur në Spanjë prej kur shpërtheu pandemia, derisa deri tani janë konfirmuar pothuajse çerek milioni raste me Covid-19.