Ramadani: Stafi i IKSHPK-së punon 20 orë, tregoni mirëkuptim
Sharr Travel

Ramadani: Stafi i IKSHPK-së punon 20 orë, tregoni mirëkuptim

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka folur rreth stafit dhe numrit të testimeve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, është deklaruar rreth numrit të vogël të testimeve që janë duke u bërë ditëve të fundit.

Ramadani ka thënë se testimet bëhen në bazë të indikacioneve dhe se IKSHPK-ja është institucion i pavarur dhe nuk punon në bazë siç tha ai, tekeve të dikujt.

“A janë 200,300 apo 1 mijë teste kjo varet prej indikacioneve dhe jo prej tekeve të dikujt. IKSHPK-ja është institut i pavarur dhe punon në bazë të rekomandimeve botërore”, u shpreh Ramadani.

Ramadani insiston se qytetarët duhet ti zbatojnë në përpikëri rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

“Të mbajmë distancë, maska dhe higjienës dhe të mos çorientohemi se sa teste po bëhen. IKSHPK-ja nuk iu ka shmangur asnjë rekomandimi a protokolli”, u shpreh ai


MË SHUME NGA Shëndetësi