Netanyahu: Aleanca me Iranin po rrezikon të ardhmen e Sirisë
BKT
   Bota

Netanyahu: Aleanca me Iranin po rrezikon të ardhmen e Sirisë

Presidenti sirian, Bachar al-Assad rrezikon të ardhmen e vendit të tij nëse lejon Iranin të vendoset në tokën siriane në kufirin me Izraelin, theksoi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanjahu u shpreh përkrah të dërguarit amerikan për Iranin, Brian Hook, në vizitë në Jeruzalem, në prag të një afati kryesor për zbatimin e planit të administratës amerikane për Lindjen e Mesme.

Ky i fundit parashikon aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor nga Izraeli, por edhe në një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve mes shtetit hebre dhe fuqive të Gjirit, armiqësore me Iranin.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi, Netanyahu dhe Hook kërkuan zgjatjen e embargos mbi armët kundër Iranit, që përfundon në tetor.

Heqja e saj do t’i lejonte Teheranit të importonte avionë luftarakë, helikopterë sulmi, nëndetëse ushtarake dhe artileri të kalibrit të madh dhe më pas t’i eksportojë ato, veçanërisht në Siri, sipas të dërguarit amerikan.

“I kam bërë të ditur ajatollahut të Teheranit, se Izraeli do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të penguar krijimin e një fronti të ri terrorist dhe ushtarak kundër Izraelit në Siri. I kam thënë Bachar al-Assad se ju rrezikoni të ardhmen e vendit tuaj”, theksoi Netanyahu.

“Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të krijojë një prani ushtarake në Siri dhe është  absolutisht i vendosur për të parandaluar Iranin të vendoset në kufijtë tanë të afërt”, shtoi ai.