​Sindikata e infermierëve reagon ndaj Federatës së Mjekëve e Sylës
Sharr Travel

​Sindikata e infermierëve reagon ndaj Federatës së Mjekëve e Sylës

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë ka reaguar ndaj siç thuhet shpifjeve dhe akuzave të Federatës së Mjekëve dhe kreut të Sindikatave të Shëndetësisë Blerim Sylës, ndaj kryesisë së Sindikatës së Infermierëve duke përfshirë edhe atë të kryetarit, Fitim Havolli.

Në një postim në Facebook, Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shkruan se jeta private, politike dhe sindikale e secilit anëtar të kryesisë së Sindikatës së Infermierëve duke përfshi edhe atë të kryetarit, Fitim Havolli, janë të ndara në mënyrë strikte, për dallim nga zyrtarët e lartë të FSSHK-së.

Kryetari Havolli, para kandidimit për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas Statutit të Sindikatës, me kohë kishte pezulluar të gjitha funksionet brenda sindikatës, pikërisht për shkak të shfrytëzimit dhe manipulimit që po bëhet nga individë si ju.

Pasi veç keni filluar me dështime, po fillojmë me dështimet tuaja:

1. Dështimi 1 : Në reagim ndaj kryetarit Havolli deklaruat se keni 11.500 anëtarë, që për dallim nga Nëntori 2019 në KlanKosova keni deklaruar se keni 14.000 anëtar, d.m.th. jeni - 2500, në tetor të vitit 2018 nga Këshilli Iniciues i asaj kohe, në zyrën e FSSHK është dorëzuar peticioni me mbi 5000 nënshkrimi e që ishin anëtar të FSSHK ndërsa ju zgjodhët injorimin e 5000 anëtarëve vetëm se kërkesa ishte koeficienti 3.0, që ju e quajtët "hajgare", ndërsa doli si "hajgare" më e madhe rangimi me koeficient 3.2 i komunitetit fizioterapeut ndërsa infermieri mbeti me 2.25. Për nevoja tuaja keni thirrur greva në të cilat fizioterapeutët me koeficient 3.2 i ftuat t'i përgjigjen grevës ndërsa infermierin e Qendrës Emergjente me 2.25 koeficient e detyruat të punoj.

2. Dështimi 2 : Dështuat në intimidimin dhe presionin mbi infermierët se kinse mund ta ndalin shujtën dhe pagat jubilare duke u munduar t'i uzurponi si beneficione tuajat e jo si të garantuara nga Qeveria dhe Ligjet.

3. Dështimi 3 : Deklaruat se keni punuar 2 vite në Ligjin e turpit ! Kush ju dha të drejtën të negocioni koeficient 1.9 dhe 1.95 !? Nëse pretendoni se ju e keni ngritur në 2.25 është gënjeshtër.

4. Dështimi 4 : Kujdestari e infermierit paguhet 18.06€ me kontratën tuaj kolektive, ndërsa të tjerët vetëm për një vikend paguhet deri 166€ ! Pa e llogaritur që vikendi infermierit nuk i paguhet fare.

5. Dështimi 5 : Keni kamufluar zyrën qendrore të FSSHK, në një objekt të fshehur, ku vetëm tani pas ankesave tona keni vendosur shenjën, duke i detyruar infermierët që nga qytete e largëta të vijnë në Prishtinë për ç'antarësim, ndërsa për t'i antarësuar u'a ke dërguar fletëantarësimet në vendin e punës.

Lista e dështimeve tuaja është e pafund, mirëpo jeni të mirëseardhur në një #DEBATPUBLIK , ku qytetarin, anëtarët tuaj dhe anëtarët e Sindikatës së Infermierëve do i lëmë të vendosin se kush dhe ku ka dështuar.

Federata sindikale e mjekëve është fajtore që sot infermierër ndodhen në gjendje të mjerueshme dhe nuk kanë të drejta elementare e as paga dinjitoze. Sa për sqarim të publikut të gjërë

Është gënjeshtër kur thuhet që 70% e infermierëve janë antar të federatës së mjekëve, sepse jo vetëm që nuk janë aq, por edhe ata që janë antar, mbahen dhunshëm në federatë, duke ju caktuar afat të shkurtër për heqje nga antarsia vetëm 2 orë ditën e premte, por edhe gjatë këtyre dy orëve i mbyllin dyert me qelës dhe hyrja mund të bëhet vetëm për banorët e asaj ndërtese që posedojnë kartelë.
Po ashtu shumë anëtarë janë anëtarësuar në federatën e mjekëve pa dijen e tyre, kryetari i federatës e din kush nënshkroi në vend të tyre.

Federata e mjekëve gjithmonë i ka mbrojtur interesat e politikës dhe ka punuar fort për agjendën e tyre. Ju kujtojmë marrëveshjen me PAN në zgjedhjet e parafundit dhe po ashtu edhe fushatën e anëtarëve të kryesisë së federatës të bërë brenda hapësirave të QKUK-së, me aranzhimin e takimeve me punëtorë shëndetësorë dhe kandidatëve për deputet nga koalicioni PAN dhe shpërndarjen e vizitkartave të tyre. (Mund t’i publikojmë edhe fotot)

Po kjo federatë e mjekëve u përkujdes që infermierët me kontratën kolektive të paguhen me vetëm 0.69 cent për një orë punë në ndërrim të natës.
Federatës së mjekeve nuk i mjaftoi as kjo, u përkujdes që koeficienti i infermiereve të mbetet me 1.9 dhe 1.95 duke i mashtruar infermierët deri ditën e fundit.
Iku edhe nga dëgjimi publik që po mbahej në Kuvendin e Kosovës me frikën se po ja zbulojmë mashtrimet.

Edhe një herë, ftojmë kryetarin e federatës së mjekëve në #DEBAT PUBLIK kur të dëshiron, në mënyrë që t’i tregojmë të gjitha të bëmat e këqija të tij, ndaj infermierëve sepse ka aq shumë sa këtu nuk mund të thuhen.