Google ka blerë kompaninë e syzave të mençura
Sharr Travel

Google ka blerë kompaninë e syzave të mençura

Google ka njoftuar se ka blerë North, një kompani e cila zhvillon syze të mençura.

Në një postim në blog, Google tha që teknologjia e North do të përdoret për të “investuar në përpjekjet tona të harduerit dhe të ardhmen e informatikës së ambientit”.

“Ne po ndërtojmë drejt një të ardhmeje, ku dobia është rreth jush, ku të gjitha pajisjet tuaja thjesht punojnë së bashku dhe teknologjia zbehet në sfond”, shkroi Zëvendës Presidenti i Lartë i Pajisjeve dhe Shërbimeve i Google Rick Osterloh.

North u themelua në vitin 2012 dhe së fundmi po zhvillonte syzet inteligjente Focals 2.0 të cilat do të çiftoheshin me smartfonat tuaj përmes Bluetooth dhe do të tregonin mesazhe me tekst, thirrje telefonike dhe njoftime në fushën tuaj të shikimit.

Techcrunch raporton se Focals gjithashtu kërkonte që përdoruesit të shkonin në një lokacion fizik për një pajisje dhe ishin shumë të shtrenjta, si dhe të kritikonin kufizimet e tyre të softuerit në lidhje me pajisjet Apple.