Turqi, shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh
Sharr Travel

Turqi, shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh

Më shumë se 40 persona u plagosën sot pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në një fabrikë fishekzjarresh në Turqi, njoftuan autoritetet duke shtuar se të paktën 150 punonjës ndodheshin aty në momentin e shpërthimit.

Një shpërthim, për shkaqe ende të panjohura, ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Sakarya në Turqinë Veriperëndimore

Në zonë janë dërguar ekipe shëndetësore dhe të zjarrfikësit.

Ndërkohë, guvernatori i provincës, Vali Kaldirim theksoi se 150-200 persona besohet të kenë qenë brenda fabrikës.

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga pronari i fabrikës, brenda ndodheshin rreth 150-200 persona dhe ndërhyrja është ende e pamundur pasi shpërthimet vazhdojnë”, theksoi Kaldirim.

“Të gjitha ekipet tona janë atje, përfshirë ekipet shëndetësore, zjarrfikësit, xhandarmëria dhe policia. Rreth fabrikës janë marrë të gjitha masat. Meqenëse bëhet fjalë për fabrikë fishekzjarrësh dhe shpërthimet vazhdojnë, aktualisht nuk po mund të ndërhyjmë”, shtoi Kaldirim.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selçuk, janë nisur drejt zonës së fatkeqësisë.


MË SHUME NGA Bota