Shteti indian Nagaland ndalon ngrënien dhe shitjen e mishit të qenit

Shteti indian Nagaland ndalon ngrënien dhe shitjen e mishit të qenit

Shteti indian Nagaland ka ndaluar importin, tregtimin dhe shitjen e mishit të qenve, një veprim i cili u festua nga aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Qeveria e shtetit verilindor njoftoi për vendimin pas një fushate të vazhdueshme nga grupet për mirëqenien e kafshëve.

Ata e përshëndetën vendimin si një “pikë kthese kryesore” për t’i dhënë fund mizorisë ndaj qenve në Indi.

Por disa grupe të shoqërisë civile kritikuan ndalimin, duke e quajtur atë si një sulm ndaj zakoneve ushqimore në shtet, shkruan BBC.

Ngrënia e mishit të qenve është e paligjshme në pjesë të Indisë, por disa komunitete në zonat veri-lindore e konsiderojnë atë një delikatesë.

“Qeveria e Shtetit ka vendosur të ndalojë importet tregtare dhe tregtimin e qenve dhe gjithashtu shitjen e mishit të qenve, të gatuar dhe të pjekur. Vlerësoni vendimin e mençur të marrë nga Kabineti i Shtetit”, – njoftoi kryetari i Sekretarit të Nagaland, Temjen Toy.