Përmbytje në Japoni, raportohet për 14 të vdekur
Sharr Travel

Përmbytje në Japoni, raportohet për 14 të vdekur

Të paktën 14 njerëz dyshohet se kanë ndërruar jetë në një shtëpi kujdesi në ishullin jugor të Japonisë, Kyushu, pasi reshjet e shiut shkaktuan rrëshitje të dheut dhe përmbytje masive.

Sipas mediave të huaja, lidhur me këtë rast dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga zona.

Ndërkohë, kryeministri, Shinzo Abe, urdhëroi vendosjen e 10 mijë trupave, për t’ju bashkuar ekipeve të shpëtimit.

Sipas parashikimeve, shiu do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa Abe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në gjendje gatishmërie.

Në mesin e 14 të vdekurve, dy prej tyre dyshohet të kenë ndërruar jetë nga një rrëshitje dheu në qytetin e Tsunagi.