Presidenti i Ganës në vetkarantinë për shkak të COVID-19
Nana Akufo-Addo do të vetëkarantinohet për 14 ditë pasi një bashkëpuntor i tij i afërt rezultoi pozitiv.
Presidenti i Ganës u vetëizolua pasi erdhi në kontakt me një bashkëpunëtor i cili rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), thuhet në një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Presidenti Nana Akufo-Addo sot do të fillojë një masë izolimi paraprak 14-ditor në përputhje me protokollet e COVID-19", tha Ministria e Informacionit në një deklaratë.
"Kjo për shkak se një anëtar i rrethit të tij të ngushtë rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri", thuhet më tej.
Gana ka raportuar 19.388 raste me COVID-19 dhe 117 vdekje.
Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothujase tërë globin.
SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.
Pandemia ka marë më shumë se 528.200 jetë njerëzish në gjithë botën, ndërsa 11,1 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 6 milion janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.























