India del në vend të tretë me numër të rasteve me Coronavirus
BKT
   Bota

India del në vend të tretë me numër të rasteve me Coronavirus

India ka regjistruar 24 mijë raste të reja me COVID-19 duke e kaluar Rusinë për nga numri i rasteve, shkruan BBC.

India është shteti i tretë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, pas SHBA-së dhe Brazilit. Në Indi janë konfirmuar 697.413 raste me COVID-19, ndërsa 19.693 kanë përfunduar me vdekje.

India ka filluar të rihapet një muaj më parë. Por, në tri ditët e fundit, rastet janë rritur dukshëm. Janë regjistruar mbi 20 mijë raste të reja në ditë.