Dëshmi se COVID-19 është shfaqur në Evropë para Wuhan-it 

Dëshmi se COVID-19 është shfaqur në Evropë para Wuhan-it 

Sipas shkencëtarëve thuhet se COVID-19   ka qenë e fshehur vite më përpara.

Dëshmi për këtë merren nga kanalizimet, prej nga nxirren të dhëna të shumta për shfaqjen e viru-sit. Shkencëtari nga Oxfordi,Tom Jefferson, shfaq një teori interesante, sipas të cilit disa shkencëtarë spanjollë kanë zbuluar pandeminë e sotme që në vitin 2019. Atëherë, të dhënat e marra nga kanalizimet janë analizuar rreth 9 muaj para se të shpërthente pandemia në Wuhan, në Kinë. Në përfundime  të ngjashme kanë arritur  edhe studiuesit nga Italia Veriore dhe Brazili, pak muaj para ndërrimit të motmoteve, para se pandemia të shpërthente jashtë Kinës. Sipas studiuesit Jefferson, kjo tregon se virusi paska qenë i shfaqur në të katër anët e botës, por si duket, paska qenë më aktive në disa vende e në rrethana të caktuara. Sipas tij është me rëndë-si të kihet parasysh se si e në ç’mënyrë shkaktohet virusi. “Meqë virusi mund të aktivizohet në befasi, pa ndonjë arsye, mund të zhduket në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Jefferson. "Ku mund të tretet virusi? Ai u zhduk vetvetiu.  Ne duhet të mendojmë për çështje të tilla, të studiojmë ekologjinë e virusit, për ta kuptuar se si nis të krijohet e si mund të ndryshojë”, deklaori Jefferson për Daily Telegraph, transmeton RTKLi-ve. “Unë besoj se virusi ka qenë këtu.’Këtu’, do të thotë gjithkundë, por çështja është se mbase viru-si ka qenë i fshehur, i padukshëm dhe është aktivizuar në rrethana të caktuar të mjedisit natyror", deklaroi Jefferson. Jefferson beson se COVID19  lëviz nga infeksioni tradicional, spërkalat, por edhe nga rrjeti i kanalizimeve dhe tualeteve publike. /RTKLive