Zbulohen dëmtime serioze të trurit te personat me simptoma të COVID-19
Sharr Travel

Zbulohen dëmtime serioze të trurit te personat me simptoma të COVID-19

Shkencëtarët britanikë kanë paralajmëruar se mjekët mund të mos jenë duke i vërejtuar disa shenja serioze dhe potencialisht fatale të çrregullimeve trunore, të nxitura nga koronavirusi. Këto çrregullime janë zbuluar te të infektuarit me simptoma të lehta dhe te ata që kanë qenë duke u shëruar nga sëmundja e re.

Të mërkurën, neurologët do t’i publikojnë hollësitë e mbi 40 pacientëve me Covid-19 në Britani, ndërlikimet e të cilëve variojnë nga inflamacioni i trurit deri te dëmtimi i nervave dhe goditjet në tru. Në disa raste, problemi neurologjik ishte simptoma e parë dhe kryesore e pacientit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Këto raste, të publikuara në revistën “Brain”, shkaktuan rritje të gjendjes serioze të quajtur encefalomieliti i shpërndarë akut gjatë kohës së valës së parë të përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Një grua 59-vjeçare vdiq nga ky ndërlikim.

Dymbëdhjetë pacientë përjetuan inflamacion të sistemit nervor qendror, dhjetë pacientë patën sëmundje të trurit me kllapi të trurit ose psikozë, tetë përjetuan goditje në tru dhe tetë të tjerë patën probleme të nervit periferik.

Këto gjetje i kanë shtuar shqetësimet për efektet afatgjate shëndetësore të sëmundjes Covid-19 pasi disa pacientë kanë përjetuar probleme në frymëmarrje, plogështi dhe probleme me kujtesën edhe pas një kohe të gjatë pas shërimit.


MË SHUME NGA Shëndetësi