Iraku raporton një tjetër rekord të rasteve ditore me Coronavirus
BKT
   Bota

Iraku raporton një tjetër rekord të rasteve ditore me Coronavirus

Iraku të mërkurën raportoi të paktën 2,741 raste të reja të koronavirusit, raporti më i lartë ditor i regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.

Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara me Covid-19 në Irak në 67,442 sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ministria e shëndetësisë së këtij vendi raportoi gjithashtu 94 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke sjellë numrin e vdekjeve në të paktën 2.779 në të gjithë vendin, raporton CNN.