Ravioli me gjizë dhe spinaq
Sharr Travel

Ravioli me gjizë dhe spinaq

Si të përgadisim ravioli me gjizë dhe spinaq.

Përbërësit: 

300 gr miell

200 gr spinaq

120 gr pomodorini

100 gr parmixhano

80 gr gjizë

70 gr pançetë derri

40 gr gjalpë

30 gr borzilok

3 vezë

Vaj ulliri

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja: 

Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë dhe shtojmë në të kripë. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe trumzë skuqim pançetën, e shuajmë me verë dhe pasi të avullojë alkooli shtojmë spinaqin dhe borzilokun.

 

Në një tas vendosim gjizën, shtojmë djathin e grirë, pançetën dhe spinaqin e skuqur dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

 

Hapim brumin, e presim me forma katrore dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në  një tenxhere me ujë për 2 minuta. Në një tigan me pak gjalpë skuqim pomodorinit dhe shtojmë në to edhe raviolit e ziera, i përziejmë për pak që të lidhen dhe janë gati.