Sulm në Washington – dy të vdekur dhe dy të plagosur

Sulm në Washington – dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulmi që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington.

Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 07:30.

“Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN.

‘Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve i plagosuri ndërroi jetë. Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- shtoi Mylett.