Nigeria konfirmon 571 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Nigeria konfirmon 571 raste të reja me COVID-19

"Deri më tani në 36 shtete dhe në Territorin Federal të Kryeqytetit janë konfirmuar gjithsej 32.558 raste, 13.447 të shëruar dhe 740 vdekje", tha Qendra nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Nigeria gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 571 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 32.558 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency.

"Më 12 korrik 2020 u konfirmuar 571 raste të reja dhe 16 vdekje në Nigeri. Deri më tani në 36 shtete dhe në Territorin Federal të Kryeqytetit janë konfirmuar gjithsej 32.558 raste, 13.447 të shëruar dhe 740 vdekje", tha Qendra nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Sipas NCDC-së, shtetet më të prekura nga koronavirusi janë Lagos (12.427 infeksione dhe 172 vdekje), Territori Federal i Kryeqytetit (2.576 infeksione dhe 38 vdekje) dhe Edo (1.731 infeksione dhe 57 vdekje).

Kombi i Afrikës Perëndimore, me një popullsi prej 200 milionë njerëz, po përpiqet shumë për t'u ballafaquar me shpërthimin e pandemisë për shkak të sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor në vend.

Qeveria më 30 qershor lehtësoi kufizimet kundër përhapjes së virusit duke lejuar udhëtimet ndër-shtetërore. Fluturimet e brendshme po ashtu rifilluan një javë më vonë.

Vendi po ashtu lejoi që disa nxënës të kthehen në shkollë dhe rihapjen e disa vendeve të adhurimit.

Shtetrrethimi aktual në vend po zbatohet nga ora 10 në mbrëmje deri në orën 4 të mëngjesit, megjithatë kufizimet për tubime masive dhe aktivitetet sportive ende mbeten në fuqi. Përdorimi i maskave në hapësirat publike po ashtu është i detyrueshëm.