Afganistan, 3 të vdekur në një sulm të armatosur ndaj një xhamie
BKT
   Bota

Afganistan, 3 të vdekur në një sulm të armatosur ndaj një xhamie

Sulmuesit e panjohur kanë ikur nga rajoni, ndërsa autoritetet kanë nisur hetim në lidhje me sulmin, tha zëdhënësi i policisë në provincën Faryab.

Tre persona u vranë në një sulm të armatosur në një xhami në qytetin Maymana të provincës afgane Faryab, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë në Faryab, Kerim Yurish, tha për mediat se sulmi ndaj xhamisë në zonën Bibi Ayna në qytetitn Maymana është kryer nga persona të panjohur.

Yurish tha se jetën humbën tre persona që kishin ardhur për të falur namazin, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i policisë tha se sulmuesit kanë ikur nga rajoni dhe se është nisur hetim në lidhje me rastin.