Vaksina britanike e ka nxitur prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit
Sharr Travel

Vaksina britanike e ka nxitur prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit

Një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është duke u zhvilluar në Britaninë e Madhe, ka treguar rezultate pozitive gjatë testimit pasi te pjesëmarrësit është vërejtur zhvillim i qelizave që mund ta vrasin sëmundjen e re.

Një ekip i shkencëtarëve të Oksfordit tashmë kanë thënë se kanë besim 80 për qind se mund të kenë të gatshme një vaksinë deri në shtator, ndërsa presin më shumë lajme të mira gjatë kësaj jave, shkruan “Daily Mail”.

Sot u raportua se testimet kanë dëshmuar që vaksina është duke e nxitur një reaksion me antitrupa në organizëm dhe prodhim të qelizave T, të cilat e vrasin virusin në trup.

Rreth tetë mijë britanikë janë duke marrë pjesë në testimin e vaksinës së Oksfordit, e cila është duke u prodhuar nga kompania farmaceutike “AstraZeneca”. Shkencëtarët po synojnë që me këtë vaksinë t’i vaksinojnë katër mijë persona në Brazil dhe dy mijë të tjerë në Afrikën Jugore.

Profesoresha Sarah Gilbert ka thënë para deputetëve se është optimiste se vaksina kundër koronavirusit do të ofrojë kohëzgjatje të mirë të imunitetit.

Ajo është duke e udhëhequr ekipin e shkencëtarëve në Universitetin e Oksfordit që po punon për zbulimin e vaksinës.


MË SHUME NGA Shëndetësi