Gana raporton mbi 21 mijë të shëruar nga COVID-19
BKT
   Bota

Gana raporton mbi 21 mijë të shëruar nga COVID-19

Vendi i Afrikës Perëndimore raportoi 264 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25,252.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gana ka arritur në 21.391, theksuan autoritetet shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi i Afrikës Perëndimore raportoi 264 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25,252, tha Shërbimi Shëndetësor i Ganës në një deklaratë.

Më shumë se 331 mijë teste janë kryer në Gana deri më tani për të diagnostikuar virusin COVID-19.

Autoritet njoftuan se gjithsej 139 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Trajtimi i 3.716 rasteve aktive ende vazhdon në vend.