Rrëzohet helikopteri i zbulimit në lindje të Turqisë, 7 të vdekur
Sharr Travel

Rrëzohet helikopteri i zbulimit në lindje të Turqisë, 7 të vdekur

Shtatë pjesëtarë të sigurimit turk u vranë kur një helikopter zbulimi u rrëzua në provincën lindore Van, raportoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke  cituar ministrin e Brendshëm turk.

Suleyman Soylu tha se helikopteri u rrëzua në një mal në një lartësi prej 670 metra. Mes viktimave ishin dhe dy pilotët.

Hetuesit e aksidenteve po punojnë për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Transmetuesi NTV citoi Soylu të thoshte se kontakti i fundit nga helikopteri ishte marrë në orën 22.32 të mbrëmjes së të mërkurës, 15 korrik.

Ai u zhduk nga radari 13 minuta më vonë, transmeton oranews.

Forcat turke të sigurisë kanë luftuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqinë juglindore në një konflikt i cili ka vrarë më shumë se 40,000 njerëz. 

PKK mori armët kundër shtetit turk në 1984, duke bërë një kryengritje për autonomi në juglindje kryesisht kurde.